Basha fton qytetarët në protestë me video: Bashkë në orën 20.00 si njerëz të lirë!

Shqipëria

Basha fton qytetarët në protestë me video: Bashkë në orën 20.00 si njerëz të lirë!

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 10:26
Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha fton të gjithë shqiptarët që të bashkohen në protestën e sotme të thirrur nga opozita në orën 20.00.

“Si njerëz të lirë, si qytetarë me dinjitet, si shqiptarë kurajozë, prindër, motra, vëllezër, bij e bija shqiptarësh, të gjithë bashkë sonte në orën 20:00 në manifestimin kombëtar të vullnetit tonë të pakthyeshëm për Shqipërinë si gjithë Europa! Shqipëria si Europa”, shkruan kryetari demokrat në postimin e tij të shoqëruar me ftesën me video.

Në mesazhin video Basha rendit të gjithë arsyet se pse shqiptarët e bashkuar duhet të ndalin qeverinë e ardhur me krimin, me ndihmën e krimit dhe për të qeverisur me krimin.

“Kriminelë në qeveri dhe parlament. Banditë në krye të bashkive. Hajdutë votash dhe banda në policinë e shtetit. Qeveria e krimit i ka përdhosur shqiptarët.

Lukunia e hienave u demaskua Shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre nuk ja vret dot kush të ardhmen!”, thuhet në mesazhin e kryetarit të Partisë Demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat