Politikanët kanë vijuar përplasjet në distancë, duke përdorur vargjet e Migjenit.
I pari ishte kryeministri Edi Rama, që shigjetoi krerët e opozitës me një mesazh të Migjenit, në të cilin thuhej se “çdo vikamë fillon e mbaron me heshtje. Mbasandaj do të fillojë puna”.
Nuk dihet nëse është rastësi apo e qëllimtë, por menjëherë pas këtij mesazhi të Ramës, ka ardhur një reagim nga zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi.
Ky i fundit ka sjellë në vëmendje vargjet e të madhit Migjeni: Qeshur rini, qeshu! Bota është e jotja!