Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka teksa ka folur për protestën e sotme, komentoi edhe takimin e kryeministrit Rama me ish- Presidentin e Francës, Nikola Sarkozy dhe bashkëshorten e tij Carla Bruni.
Teksa u pyet lidhur me faktin se kryeministri Edi Rama ndodhej në Butrint për të ndjekur koncertin e Carla Brunit ajo tha që uronte që Rama mos vepronte si me gratë e shokëve të tij.
“Më bëhet shumë qejfi që kryeministri Edi Rama ka shkuar në Butrint të ndjekë koncertin e Carla Brunit. Ka edhe Sarcozy-n shumë shok. Por uroj që të mos bëjë të njëjtën gjë që u bën grave të shokëve,”- u shpreh Kryemadhi.