Kryesia dhe ish-grupi i deputetëve, çfarë u vendos në mbledhjen me dyer të mbyllura të PD: Java tjetër, vendimtare, jemi më afër se kurrë për…

Shqipëria

Kryesia dhe ish-grupi i deputetëve, çfarë u vendos në mbledhjen me dyer të mbyllura të PD: Java tjetër, vendimtare, jemi më afër se kurrë për…

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 09:45
Protesta

Pas protestës së 9-të kombëtare të opozitës, Basha mblodhi në selinë blu ish-deputetët e PD-së dhe strukturat më të larta të partisë së tij për të përcaktuar vijimin e aksionit opozitar.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura, Basha mobilizoi strukturat e PD-së, duke kujtuar se java e ardhshme është vendimtare për katër muajt e betejës opozitare që nga koha e djegies së mandateve, duke paralajmëruar se do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Kreu i PD informoi ish-deputetët e Grupit Parlamentar se ka një ndërgjegjësim të ndërkombëtarëve mbi vjedhjen e zgjedhjeve nga Edi Rama dhe për këtë pritet që të ketë reagime në ditët në vijim.

Në mesazhin e tij, Basha ishte i prerë kur kërkoi nga strukturat angazhim maksimal për të mos lejuar zhvillim normal të takimeve prezantuese që Kryeministri Rama bën me kandidatët e PS-së në rrethe.

“Gjithçka paralajmëron fundin e afërt të Edi Ramës. Gjithçka komprometohet rëndë nëse e ndalojmë këtë që kemi nisur. Në aksion çdo orë. Aleanca për Mbrojtjen e Demokracisë do të jetë në çdo cep të vendit për të ndaluar çdo aktivitet të paligjshëm, duke ndjekur modelin e Shkodrës”, mësohet të jetë shprehur kreu i PD-së.

Basha ka kërkuar nga kryetarët e bashkive të drejtuara nga opozita që ditën e hënë të nxjerrin urdhrin për revokimin e listave të zgjedhësve në qendrat e votimit.

“Jemi më afër se kurrë largimit të Edi Ramës dhe klikës së tij mafioze”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat