Tensionet në KZAZ-në e Kukësit, arrestohen dy të shpallur në kërkim

Shqipëria

Tensionet në KZAZ-në e Kukësit, arrestohen dy të shpallur në kërkim

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 10:41
Tensionet në KZAZ-në e Kukësit

Ndalohen dy persona të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjet dhe përplasjet e ndodhura në KZAZ Nr.09, Tropojë dhe KZAZ nr.11, Kukës, më 19 qershor.

Kështu nga ana e policisë së Tropojës u bë arrestimi i G.B., 38 vjeç, banues në Dojan, Tropojë.

Ndalimi i tij u bë si i dyshuar për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

Kështu u u bë arrestimi i të shpallurit në kërkim L.Sh., 37 vjeç, banues në fshatin Shtiqen.

Ndalimi i tij u bë si i dyshuar për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, ‘Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shkatërrimi i pronës”, “Dëmtim me dashje i materialeve zgjedhore, e mbetur në tentative” , “Organizim i paligjshëm i tubimeve”, dhe “Prishje e qetësisë publike”.

Ndaj të dyshuarve për veprime të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Kukësit dhe Tropojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat