Lefter Maliqi-Ramës: Si tu dukën 300 mijë vetë në shesh? Tërhiqu, fundjava tjetër do jetë më e zeza

Shqipëria

Lefter Maliqi-Ramës: Si tu dukën 300 mijë vetë në shesh? Tërhiqu, fundjava tjetër do jetë më e zeza

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 12:14
Lefter Maliqi

Deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi ka dy fjalë për ti thënë Kryeministrit Edi Rama pas protestës së djeshme të opozitës.

Ai i drejton disa pyetje kreut të qeverisë, të cilin e etiketon si “kalorës”.

"Si t’u dukën 300.000 veta mbrëmë në shesh? Apo do izonizosh ishin vetëm 3000. Si mendon? Ke ti kalorës frikë nga zgjedhjet e lira se mos dështon? Pyete Tao Taon, Ciu Ciun, Mamicën, atë të ligjeve, të sigurisë etj., se ata kanë vota, mbështetje në popull sa dhe të afërmit e vet si votojnë më! Si u gdhive sot e pive kafen tek fallxhorja, si të del parashikimi?”, shkruan Maliqi.

Ai e pyet nëse takimin e mëngjesit me Lali Erin e bëri, duke nënvizuar se po pret me padurim ai t’i hipi kalit të Ramës pas dështimit që mezi po e pret.

“Se di të ka ngelur më fond për gazsjellës, për dietat, orët shtesë të policëve që të shoqërojnë kudo në fushatën tënde të famshme plot ankth e frikë nga qytetarët e tu. Kalorës besoi zotit se diçka ka shkruar për ty, bën mirë të pushosh ca ditë tani para 30 qershorit se pas 30 qershorit të presin pushime të gjata. Po të marrin më qafë servilat, të paaftët duke të thënë je mirë Skenderbe, më të mirë se ty s’ka, ti je mbreti, sulltani, perandori jonë”, deklaron Maliqi.

Ai shton se pati këmbën e mbarë që iu bashkua dje protestës kundra zgjedhjeve a farsë, kundra krimit elektoral sipas përgjimeve të Bild, kundra pushtimit të institucioneve, kundra mafies që thotë se u ka futur lakun në fyt, kundra instalimit të diktaturës.

“Shikoje këtë video disa herë, është Uragani që se ndal dot as ti, as gazsjellësi, as Rilindja e krimit dhe as ndonjë pazar a marrëveshje në kurriz të tyre. Ditë më të mira do vijnë, fundjavë të mbarë, qetësohu, thirri mendjes dhe mos harro një këshillë miqësore tërhiqu se fundjava tjetër do jetë fundjava më e zezë dhe më fatale për ty. Me qetësi dhe suksese në jetë”, thotë në mbyllje Lefter Maliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat