Basha publikon fotot e protestës: Kriza s’zgjidhet me pazare, 30 qershori varreza politike e Ramës

Shqipëria

Basha publikon fotot e protestës: Kriza s’zgjidhet me pazare, 30 qershori varreza politike e Ramës

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 12:15
Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha publikon albumin e fotografive nga protesta e djeshme e opozitës.

Ai thotë se oqeani i shpresës mbrëmë në Tiranë, ky bashkim madhështor i vullneteve të qytetarëve është besimi i çdo shqiptari tek ndryshimi që po vjen.

Basha deklaron se kriza do të zgjidhet jo mbi pazare, por mbi parime.

Sipas tij, rruga për të dalë prej saj kalon përmes standardeve europiane: Para drejtësisë hajdutët e votave, largimi i Edi Ramës, reformë e thellë politike, dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

“30 qershori është varreza politike e Edi Ramës dhe Organizatës Kriminale të Rilindjes. Largimi i tij është vetëm fillimi. Ne duhet të ndryshojmë thellësisht politikën dhe ekonominë bazuar mbi vlerat dhe parimet e demokracive të Perëndimit, që kurrë më, askush të mos marrë peng të ardhmen e shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre duke shkrirë në një shtetin me krimin dhe oligarkinë”, thotë Lulzim Basha.

Kryedemokrati shton se vetëm në këtë mënyrë do të garantohet njëherë e përgjithmonë që Shqipëria të mos jetë më ajo që duan këta, Edi Rama, kriminelët, politikanët dhe oligarkët grabitqarë, por të jetë Shqipëria e të gjithë shqiptarëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat