Gjykata jep vendimin, Bardh Spahia në “arrest shtëpie”! Noka: Gjyq politik

Shqipëria

Gjykata jep vendimin, Bardh Spahia në “arrest shtëpie”! Noka: Gjyq politik

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 13:36
Bardh Spahia

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë ndaj ish-deputetit demokrat, Bardh Spahia.

“Arrest shtëpie” vendosi gjykata ndaj tij, duke bërë që të vijojë në këtë masë sigurie në vijim të hetimeve.

Ish-deputeti demokrat Flamur Noka, duke folur nga ambientet e jashtme të gjykatës, e cilësoi si gjyq politik, me prokurorë dhe gjyqtarë politikë.

“Edi Rama ta harrojë se do të na frikësojë. Data 30 nuk është datë zgjedhjesh! Mund të bëjë zgjedhje në partinë e tij se nuk i ka bërë, por jo në Shqipëri pasi në këto kshte janë antikushtetuese. Datë zgjedhjesh do të ketë kur ta dekretojë Presidenti. Aksioni opozitar do të vazhdojë deri në realizimin e misionit ‘Rama ik’. Më tej Shqipëria do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh Noka. Spahia i cili u arrestua pas tensioneve në KZAZ-në e pozicionuar në shkollën “Shejnaze Juka” të cilës iu vu edhe zjarri, tha nga gjykata se “Arrestimi im është politik, shkova të qetësoja situatën”.

Spahia u arrestua mbrëmjen e 19 qershorit, teksa po shkonte në një studio televizive.

Kjo pasi ishte shpallur në kërkim kërkim pas përplasjes në KZAZ në Shkodër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat