Sherri me krushkun që përfundoi tragjikisht, autorin e braktis familja në gjyq

Shqipëria

Sherri me krushkun që përfundoi tragjikisht, autorin e braktis familja në gjyq

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 13:54
Foto ilustrim

Gjykata e Lezhës la dje në burg pa afat autorin e dyshuar për vrasjen e kryeplakut të Lezhës, Gjin Marku. 

I dyshuari Tonin Ndoj vrau krushkun e tij mëngjesin e së mërkurës në fshatin Mërqi. Gjatë kohës që Gjykata dha masën “Arrest me burg” për 52-vjeçarin Ndoj, në seancë nuk ndodhej asnjë familjar i autorit.

I dyshuari ka qenë shkes që mbesa e tij të bëhej nusja e djalit të viktimës dhe kishte krijuar lidhje të ngushta me krushkun.

Ata takoheshin shpesh dhe Gjin Marku i kishte lënë shtëpinë nën ruajtje, si dhe kryerjen e punëve të ndryshme në tokën e tij, që ndodhej rreth 200 metra larg banesës së të dyshuarit Tonin Ndoj.

Kohët e fundit mes tyre kishte pasur pakënaqësi që lidhej me refuzimin që viktima i kishte bërë mikut të shtëpisë së tij për të mos i dhënë punë të tjera.

Kjo shmangie ka ardhur, pasi Gjin Marku nuk ka qenë i kënaqur me punën e bërë nga Tonin Ndoj dhe kështu ka ndodhur edhe dy ditë më parë pas korrjes së barit.

Viktima i kishte thënë autorit që nuk do të kishin më punë së bashku dhe se punët e shtëpisë së tij do ua besonte disa punëtorëve të tjerë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat