Korfuz, 35-vjeçari shqiptar zhduket pa gjurmë

Shqipëria

Korfuz, 35-vjeçari shqiptar zhduket pa gjurmë

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 14:02
Skënder Toska

Një emigrant shqiptar i cili jetonte prej vitesh në Greqi, është zhdukur pa gjurmë nga Korfuzi.

Bëhet fjalë për 35-vjeçarin Skënder Toska, i cili rezulton i zhdukur qysh prej 1 prillit.

Mësohet se ai ka humbur nga zona e Kato Korakiana, ku kishte shkuar për të punuar për disa ditë.

Ai ishte parë për herë të fundit në një dyqan të zonës, ndërkohë që valët e fundit të celularit figurojnë po në të njëjtën zonë në 5 prill.

Ndërkohë pak para largimit ai i kishte lënë një letër të shoqes, përmbajtja e së cilës nuk bëhet me dije.

Nga ana tjetër i vëllai hedh dyshime se Skënderi mund të jetë larguar drejt Italisë, pasi kishte pasaportën dhe para me vete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat