Deputeti Ndraxhi përlotet në Prokurori: S’kam bërë gjë!

Shqipëria

Deputeti Ndraxhi përlotet në Prokurori: S’kam bërë gjë!

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 14:22
Ilir Ndraxhi është thirrur në Prokurori

Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Ndraxhi është thirrur në Prokurori, ku për 2 orë ka dëshmuar në lidhje me përgjimet e publikuara nga tabloidi gjerman “Bild”.

“Gazeta Shqip” mëson se Ndraxhi është përlotur para Prokurorëve dhe ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje.

Në një gjendje të rënduar psikologjike dhe mes lotëve deputeti socialist u paraqit në institucionin e akuzës ditën e enjte dhe sipas burimeve qëndroi përballë dy prokurorëve Vladimir Mara dhe Dritan Prençi për afro dy orë duke dhënë shpjegimet e tij për çështjen.

Në përgjimet e prokurorisë që u publikuan nga “Bild”, dëgjohet Astrit Avbdylaj teksa flet me Arjan Ndraxhin, vëllain e ligjvënësit socialist, të cilin e informon se Iliri do të jetë në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017.

Biseda ngriti dyshime të forta se është pikërisht Astrit Avdylaj, njeriu që ka ndikuar që Ndraxhi të jetë pjesë e listës, edhe pse deputeti ka mohuar çdo lidhje me anëtarët e grupit kriminal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat