Shtegtimi i bagëtive, tradita shekullore vijon edhe në Elbasan

Shqipëria

Shtegtimi i bagëtive, tradita shekullore vijon edhe në Elbasan

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 17:06
Shtegtimi i bagëtive

Blegtorët në Elbasan kanë nisur shtegtimin e bagëtive të imta. Nga Dumreja drejt Sopotit, ata do të qëndrojnë larg banesës për disa muaj. Blegtorët thonë se puna e tyre është e mbushur me sakrifica ndërsa shprehën të pakënaqur me ndihmën e shtetit.

Në stinën e nxehtë të verës edhe bagëtitë kërkojnë zona të freskëta. Në Elbasan blegtorët kanë nisur shtegtimin e bagëtive të imta nga Dumreja drejt maleve të Sopotit në Librazhd.

Shtegtimi është një traditë shekullore, ku barinjtë kalojnë disa muaj larg banesës për të ushyer bagëtitë në kullotat malore.

Fitimi që marrin nuk është i lartë krahasuar me vështirësitë që hasin në përditshmëri.

"I kemi pasur tërë kohën. Ndonjë fitim i madh nuk është, por ushqehemi mirë".

Blegtorët thonë se duhet t`ia dalin vetë, pasi ndihma e shtetit me subvencione është thuajse e papërfillshme.

"Nga shteti kemi pasur problem me subvencionet, herë i kemi marrë, herë si kemi marrë. Kërkojmë më shumë mbështetje dhe kur të jepen subvencionet të jepen për të gjithë".

Muajt e verës barinjtë do t`i kalojnë në këto livadhe, ku kanë ngritur edhe stanet. Tek të afërmit do të rikthehen në vjeshtë, pas mbarimit të stinës së nxehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat