Kryeministri Edi Rama ka vijon fushatën elektorale, dhe takimi i radhës u zhvillua në Finiq.
Ai ka thënë se nga mandati tjetër do ketë nisur puna për aeroportin e ri.
“Jugu ka nevojë për këtë pikë ulje dhe dalje pasi turizmi po zhvillohet shumë. Nuk dua të jap një datë akoma, por ju siguroj se nga mandati i ri do ketë filluar të ndërtohet kantieri i punës”, tha Rama.
Kryeministri Rama nuk la pa akuzuar as ish-kryetarin e Bashkisë së Finiqit, që rikandidon dhe për të cilin kreu i qeverisë tha se “ka vendosur të na sfidojë”. Por nuk la pas edhe batutën se më mirë ky që kandidon, sesa Luli dhe fallxhorja.