Ministria e Turizmit vijon të inkurajojë bizneset

Shqipëria

Ministria e Turizmit vijon të inkurajojë bizneset

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 07:51
Ministri Klosi tha se promovimi i kulinarisë dhe mikpritjes nxisin rritjen e numrit të turistëve të huaj.

Ministria e Turizmit vijon të inkurajojë bizneset që të investojnë në agroturizëm, duke shfrytëzuar lehtësirat që ofron paketa fiskale; si ulja e taksave dhe reduktimi i TVSH-së në masën 6 përqind.

Nga Leskoviku ku mori në panairin me produkte dhe gatime tradicionale, Ministri Klosi tha se promovimi i kulinarisë dhe mikpritjes nxisin rritjen e numrit të turistëve të huaj.

Këtë fundjavë Klosi i dorëzoi certifikatën e agroturizmit edhe një subjekti në Leskovik, i cili menjëherë përfiton nga lehtësirat e paketës fiskale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat