Zgjedhjet në 30 qershor, Manjani: Kjo që po përsërit Rilindja është në fakt më e rëndë

Shqipëria

Zgjedhjet në 30 qershor, Manjani: Kjo që po përsërit Rilindja është në fakt më e rëndë

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 08:58
Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një postim në facebook këmbënguljen e kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës së tij për të shkuar të vetëm drejt votimeve të 30 qershorit, e quan më të rëndë se ajo çfarë ndodhte në komunizëm.

“E pabesueshme, me çfarë zelli përsëriten poshtërsitë në këtë vend!

Kjo që po përsërit Rilindja është në fakt më e rëndë, sepse do të bëjë zgjedhje pa patur zgjedhje...

Marrja e pushtetit pa zgjedhje quhet grusht shteti!” shkruan Manjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat