Ish-ministri: Pse dekreti i Presidentit nuk bie nga fuqia edhe sikur…

Shqipëria

Ish-ministri: Pse dekreti i Presidentit nuk bie nga fuqia edhe sikur…

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 10:31
Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan se dekreti i Presidentit të Republikës Ilir Meta për shfuqizimin e datës 30 qershor si ditën e zgjedhjeve lokale, ka hyri në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Në një reagim në Facebook, Manjani shkruan se çmenduria moniste mund të bëjë gjithçka, që nga shkarkimi dhe deri tek dënimi politik i Presidentit.

Reagimi i plotë:

Çmenduria moniste që rilindi mund të bëjë shumëçka në këtë vend.

Mund të shkarkojë, gjykojë, dënojë politikisht Presidentin e Republikës. Qejfi politik ndoshta jua do edhe ta vrasin…

Por zgjedhje me 30 qershor NUK KA!

Ligjërisht nuk ka ende një datë që fton njerëzit të shkojnë në votime.

Dekreti i botuar në Fletoren Zyrtare nuk është arkivë, por akt detyrues.

E përsëris: Presidenti mund t’ja ketë futur kot, por dekreti është në fuqi i detyrueshëm për zbatim!

Ky dekret bie nga fuqia, vetëm me një dekret të ri ose me një shfuqizim nga gjykata Kushtetuese.

Dekreti nuk bie nga fuqia as me forcën e budallenjve në parlament e as me çmendurinë e arsyetimeve politike të Rilindjes.

Dekreti nuk bie nga fuqia edhe sikur “armiku” Ilir Meta të shpallet fajtor.

Ndaj që të jemi të qartë:

30 qershori, sot për sot është një ditë e zakonshme dhe pa asnjë ngjarje shtetërore.

Partitë mund të ftojnë anëtarët e tyre për të bërë votime politike pa fund, por zgjedhje për të ndarë pushtet publik jo!

Çdo veprim që kërkon të quajë votimet e Partisë Socialiste si zgjedhje shtetërore, është jo Kushtetues dhe Grusht Shteti.

Është grusht shteti, jo sepse nuk merr pjesë opozita, por sepse merret një autoritet publik (pushteti lokal) pa zgjedhje të dekretuara.

Ky është fakti, të tjerat janë llogje politike!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat