Rama: Përcolla sot Sarkozy dhe Carla Brunin, ikën të mahnitur nga Shqipëria

Shqipëria

Rama: Përcolla sot Sarkozy dhe Carla Brunin, ikën të mahnitur nga Shqipëria

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 10:55
Edi dhe Linda Rama, Carla Bruni, Nicolas Sarkozy

Gjatë takimit në Finiq, Rama përmendi edhe takimin me ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy dhe bashkëshorten e tij Carla Brunin duke thënë se ata ishin mahnitur gjatë vizitës në Shqipëri.

“Sot përcolla Sarkozy dhe gruan e tij që dje këndoi në Butrint dhe janë të larguar të mahnitur nga Shqipëria, mes idesë që kishin dhe asaj që panë dhe mrekullive të bregdetit tonë këtu. Ne duhet të bëjmë shumë më tepër punë dhe besoj se Kristaqi e kupton rëndësinë e kësaj gjëje”, tha Rama.

Nga Finiqi Rama tha se se shumë shpejt do nisë puna për ndërtimin e aeroportit të Sarandës i cili do shkurtojë distancën me Athinën.

“Do shkurtojmë rrugën më Athinën duke ndërtuar aeroportin. Aeroporti i Sarandës që është premtuar, po ju them se kemi filluar punën dhe do të fillojmë ndërtimin e tij brenda mandatit të ri, këtu aeroporti do të ketë nisur nga puna në një kantier real.. Nuk jap data dhe afate sepse është lidhur me partnerë të tjerë. E kam mësuar dhe unë. Dëshira ime është që ta përfundojmë por më mirë të jemi të kujdesshëm, nëse na duan më shumë do e mbarojmë para afatit. Besoj se ka ardhur koha që t’ia japim këtë gjë jugut. Ka nevojë edhe për këtë pikë ulje dhe dalje që i mungon”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat