‘Rama në Përmet i maskuar, me një numër gjigant makinash e policësh të armatosur’

Shqipëria

‘Rama në Përmet i maskuar, me një numër gjigant makinash e policësh të armatosur’

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 12:23
Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu

Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu ka qenë sot në Përmet, bashkë me simpatizantë e qytetarë ku kanë pritur me protesta Edi Ramën.

Duke shkruar në Facebook, Shehu thotë se Rama ka hyrë në përmet i maskuar dhe me qindra policë.

‘Rama hyn ne Permet i maskuar!

Termet Peci fsheh Ramen midis makinave te militanteve te Tepelenes per tju shmangur zemerimit te popullit te Permetit.

Peci per te terhequr vemendjen e popullit te Permetit, qe protestonin tentoi qellimisht te provokonte, nderkaq Rama kaloi ilegalisht e i fshehur.

Sot Rama arriti ne panik ne Permet me 90 minuta vonese se sheshi ishte me karrike bosh, derisa u cfaqen militantet e PS nga Tepelena, Memaliaj, Kelcura e jashte Qarku dhe ai i fshehur midis tyre, nen “garancine” e Termetit.

Nje numer gjigand policesh e armesh ne makinat e tyre nuk mjaftuan per te siguruar Ramen aty.

Populli i Permetit, me vlera te pa llogariteshme, sot fitoi perseri’, shkruan Tritan shehu në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat