Sekuestrohen produkte ushqimore të falsifikuara ne vlerën 160 mijë $

Shqipëria

Sekuestrohen produkte ushqimore të falsifikuara ne vlerën 160 mijë $

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 15:10
Foto

Policia e shtetit pjesëmarrëse në një operacionin "OPSON 8" ndërkombëtar për goditjen e e aktivitetit kriminal të prodhimit, tregtimit, trafikimit të produkteve ushqimore dhe pijeve nën/standarte dhe të falsifikuar ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie mallërash.

Policia bën me dije se në të gjitha qarqet janë arritur këto rezultate:

-Janë kontrolluar në total rreth 244 subjekte tregtare, persona fizike, punishte dhe automjete transporti.

- Janë proceduar penalisht për veprën penale të "Shkelja e drejtave të pronësisë Industriale", gjithsej 8 subjekte..

- Janë proceduar penalisht për vepra të tjera penale gjithsej 30 subjekte.

Akuzat ndaj subjekteve - "Mashtrim", "Kontrabanda me mallra të tjera", "Kontrabanda me mallra të ndaluara",  Prodhim të Kundraligjshëm, "Punësimi i paligjshëm", " Falsifikimi i dokumentave", "Falsifikimi i vulave, i stampave  osi i formularëve", "Shpërdorimi i detyrës", "Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve  të tjera  të rrezikshme për shëndetin", "Prodhim i kundraligjshëm i artikujëve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë",  "Fshehja e të ardhurave",  

Gjithashtu policia bën me dije se janë proceduar penalisht në gjendje të lire 22 persona, 9 persona jannë arrestuar në flagrancë dhe 1 person është shpallur në kërkim.

Gjithashtu bëhet e ditur se janë sekuestruar mallra të ndryshme ushqimore dhe pije të falsifikuara/nën standarde apo të prodhuara në mënyrë të kundraligjshme në sasitë:

Mish i ngrirë në sasinë 2534 kg; Verë në sasinë 8560 litra; Kafe 372 kg; Djath 700 kg; Sallamra dhe nënprodukte 264 kg; Pije të forta alkoolike 52 litra; Pije freskuese 100 litra; Ujë mineral 1450 litra; Vajra vegjetale 66  litra,Vezë 4500 kokrra; Fruta të thata 85 kg; Patatina kubeti 600 njësi  etj, të gjitha kapin  vlerën rreth  160 000  USD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat