Vizita e Baker 28 vjet më parë në Tiranë: Liria funksionon

Shqipëria

Vizita e Baker 28 vjet më parë në Tiranë: Liria funksionon

Nga: Beqir Sina Më: 23 qershor 2019 Në ora: 16:12
Vizita e Baker 28 vjet më parë në Tiranë: Liria funksionon
Mesazhet amerikane në 28 vjet, nga vizita e Sekretarit të Shtetit  James Baker në Shqipëri
 
WASHINGTON : 28 vjet më parë në Tiranë- 22 Qershor 1991,  Sekretari amerikan i Shtetit, James Baker, ishte i pari zyrtar i lart amerikan që do të vizitonte Shqipërinë komuniste, në ditët e para të pluralizmit e cila shënon edhe rënjen e diktarurës komuniste më të egër në botë, dhe se marredheniet e SHBA me Shqiptaret kishin mbetur gjallë te shqiptarët.....
 
Vizita e një Sekretari Shteti ishte e para e një udhëheqësi perëndimor pas lejimit të pluralizmit në Shqipëri, e cila përcolli edhe Mesazhet amerikane në 28 vjet, nga vizita e James Baker me atë thënjen e tij se “Liria funksionon”.
 
 Shqipëria ka qënë vendi ku amerikanët kanë dhënë gjatë gjithë kohës që nga themelimi i shtetit shqiptar ndihmën e tyre të vyer, përjetojë me atë moment edhe vizitën historike të një Sekretari Shteti në Shqipëri, që prej kohës së vendosjes së marrëdhënive me SHBA , kur mbreti i shqiptarëve Zogu i I dhe Presidenti  Presidenti pasardhës i Wilson-it, Warren Harding,  nënshkruan marrëveshjen e  marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së, të cilat e kanë pikënisjen më 28 korrik të vitit 1922, kur ende shteti shqiptar sapo kishte rikonfirmuar pavarësinë( Ilir Ikonomi -  "Pushtimi, ministri amerikan në Tiranë, Hugh Grant, rrëfen 7 prillin shqiptar" (UET Press, 2012).
 
Vendimi për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ardhur natyrshëm pas vetos që presidenti amerikan Thomas Woodroë Wilson vuri në konferencën e Paqes në Paris duke i rikthyer pavarësinë Shqipërisë.
 
Ambasador i parë  i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka qenë Ulysses Grant Smith, i cili e nisi misionin diplomatik më 4 dhjetor 1922.
 
Një diplomat që jo thjesht vuri gurin e parë kilometrik në një rrugë të gjatë të marrëdhënieve, por që ishte njëkohësisht i pari që ndriçoi shtetin amerikan se çfarë ishte Shqipëria, çfarë ishin shqiptarët dhe si mund ta ndihmonte Amerika Shqipërinë, qysh në atë kohë.
 
Deri në vitin 1939 Shqipëria ishte thjesht një komb i preferuar për SHBA-në aq sa dhjetëra amerikanë vërshuan në vendin tonë jo vetëm si diplomatë, por edhe si biznesmenë, themelues shkollash e deri në investitorë ekspeditash për të zbuluar pasuritë e nëntokës sonë.
 
Kjo do të vazhdonte deri në vitin 1939 kur Shqipëria e humbi pavarësinë e saj pas pushtimit të vendit nga Italia dhe largimit të Mbretit Zog nga vendi.
 
Ambasada amerikane në Tiranë, u mbyll zyrtarisht në 16 shtator 1939, ndërsa diplomati Grant u largua më 27 shtator.
 
Me ardhjen e komunistëve në pushtet, për 52 vjet asnjë diplomat amerikan dhe shqiptar nuk vuri këmbë në Shqipëri dhe në SHBA.
 
Sistemi i Enver Hoxhës e shpalli Amerikën armikun numër një të popullit shqiptar dhe shtetin amerikan e cilësoi si xhandarin e botës.
 
Më 15 mars të vitit 1991 këto marrëdhënie u rithyen dhe William Rajerson do të bëhej ambasadori i parë amerikan pas rivendosjes së këtyre marrëdhënieve.
 
Vetëm 3 muaj pasi ishte rihapur ambasada më 21 qershor 1991 ishte Sekretari amerikan i shtetit James Baker do të vizitonte Tiranën.
 
 Me mijëra shqiptarë mbushën sheshin Skëndërbej - duke i rezervuar një pritje madhështore, e ngulitur në memorien e të gjithëve.
 
Pas rrëzimit të regjimit komunist, dhe vizitës së ish Sekretarit të Shtetit James Baker - Tirana zyrtare është vizituar thuajse nga të gjithë Sekretarët amerikanë të shtetit, përveç Uoren Kristofer, ndërsa vizitat kulmuan me atë të Presidentit amerikan George W. Bush në Tiranë, me 10 qershor 2007 takimi dhe konferenca për shtyp me ish Kryeministrin Sali Berisha - deklerata e tij që i vendosi vulën pavarësisë së Kosovës.
 
Mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një Kosovë të pavarur dhe sovrane, ka qenë e pakushtëzuar. Një gjë të tillë e kishte përsëritur presidenti amerikan, George W Bush, gjatë vizitës së tij në Shqipëri, në takimin që kishte pasur në vitin 2007, me kryeministrin e atëhershëm, Sali Berishën.
 
Bush kishte deklaruar se populli i Kosovës simbas tij duhej që të kishte SHBA-të ato që e mbështesnin pavarësinë në mënyrë të fuqishme dhe të prerë.
 
Ndërkohë, derisa në konferencën e përbashkët të tij dhe Berishës, bëheshin pyetje për mundësinë e vonesave në shpalljen e Kosovës shtet i pavarur, Bush kishte thënë se janë duke diskutuar me diplomatë rusë e të BE-së rreth disa mospajtimeve, megjithatë ai kishte thënë se nëse nuk arrihet një gjuhë e përbashkët atëherë “Mjaft është mjaft, dhe Kosova është shtet i pavarur”, 
 
Ish drejtori i seksionit shqip të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj ish një nga protagonistët e asaj vizite historike, i cili ishte përkthyesi zyrtar i Sekretarit të Shtetit James Baker në vizitën e 22 Qershorit 1991 në Tiranë, për cdo vjet e ri-kujton atë vizitë duke publikuar fotografit nga vizita e Baker dhe një pjesë të fjalimit historik që ai mbajti në sheshin “Skënderbej”.
 
Baker doli në tribunë me liderin e atëhershëm të opozitës, Sali Berisha, ministrin e Jashtëm Muhamet Kapllani dhe kryetarin e Komitetit Pluralist Egzekutiv të Tiranës, Llambi Gegprifit duke shmangur daljen me Ramiz Alinë dhe drejtuesit e tjerë komunistë që ishin vendosur në krye të PS që sapo kishte ndërruar emrin.
 
Biberaj atëherë ishte përkthyesi zyrtar i Departamentit të Shtetit për vizitën e Sekretarit të Shtetit James Beker.
 
“Në emër të presidentit Bush dhe popullit amerikan , kam ardhur sot këtu për të të thënë: liria punon. Më në fund, je i lirë të mendosh me mendimet e tua. Më në fund, je i lirë të flasësh me mendjen tënde. Më në fund, je i lirë të zgjedhin krerët e tu. Më në fund, je i lirë të adhurosh rrugën tënde… Mirë se erdhët, qytetarë të lirë të Shqipërisë, të Lirisë…Liria funksionon!”, citohet të ketë thënë James Baker me 22 Qershor 1991 - 28 vjet më parë
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat