Ndërtohet “Pallati i Drejtësisë”, KLGJ, KLP dhe Shkolla e Magjistraturës në një godinë

Shqipëria

Ndërtohet “Pallati i Drejtësisë”, KLGJ, KLP dhe Shkolla e Magjistraturës në një godinë

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 17:00
Ilustrim

Pas ofro një viti nga krijimi institucionet e reja si Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Inspektori i Lartë i Drejtësisë  do të jene në një godinë, të cilës do t'i bashkëngjitet edhe shkolla e magjistraturës. RTV Ora mëson se qeveria shqiptare i ka blerë Dhomës Kombëtare të Avokatisë ambientet e programuar për shkollën e avokatëve.

Më në fund zgjidhet edhe ngërçi i godinës  ku do të vendosen institucionet me të rëndësishme të drejtësisë.  RTV ORA mëson se  Qeveria Shqiptare i ka blerë  nga Dhoma Kombëtare të Avokatisë  ambientet e programuara  për Shkollën e Avokatëve.

Mësohet se  godina është blerë për 11 milionë euro ndërsa  Dhomës Kombëtare të Avokatëve u është dhënë një tjetër shesh për të ndërtuar ambientet e reja për të ndërtuar shkollën.

Në këto ambiente, të cilat ndodhen pranë ish Fushës së Aviacionit  do të zhvendosen tre nga institucionet më të rëndësishme të sistemit të drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor,  Shkolla e Magjistraturës, dhe  Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.

Deri tani Këshilli i Lartë i Prokurorisë është sistemuar në disa ambiente të vëne në dispozicion nga prokuroria e përgjithshme ndërsa mbledhjet zhvillohen në ambientet e ish-KLD-së.

Nga ana tjetër këshilli i lartë gjyqësor vazhdon të përdorë ambientet e ish KLD-së pranë ministrisë së Drejtësisë. Shkolla e magjistraturës me vendim qeveria largohet prej andej ndërsa ambientet e saj i kalojnë fakultetit të inxhinieri minierave. 

Godina, e cila ndodhet pranë fushës së Aviacionit është ende e papërfunduar, por mësohet se brenda muajit shtator ato do të jene gati.  Këto ambientet janë tepër luksoze ndërsa godina është ndërtuar në një sipërfaqe  të madhe.

Janë afërsisht 25 mijë metra katror truall që u dha Dhomës  Kombëtarë të Avokatisë nga qeveria Berisha në vitin 2013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat