Erdogani humb Stambollin, në rrjet nisin të thumbojnë Ramën me këtë “meme”

Shqipëria

Erdogani humb Stambollin, në rrjet nisin të thumbojnë Ramën me këtë “meme”

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 08:13
Edi Rama dhe Rexhep Tayyip Erdogan

Plas gallata në rrjet! Rama- Erdoganit: Pse s’më the të kisha sjell Damianin, kishe bërë tërmet!

Këtë të dielë për herë të dytë partia e Presidentit turk Erdogan ka humbur zgjedhjet për bashkinë më të madhe në vend, atë të Stambollit me një rezultat akoma më të thellë nga zgjedhjet e para, të cilat u ribënë sot.

Në rrjet kanë nisur “memet” përqeshëse, përfshi këtu edhe në Shqipëri, ku Rama përshkruhet dukë i thënë Presidentit turk që duhej ta kishte njoftuar për disfavorin në zgjedhje pasi ai mund ta kishte ndihmuar.

“Gjiknuri” që do të bënte tërmet janë referenca në lidhje me fjalët që ish Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës (Damian Gjiknuri) i thoshte Imer Lalës, një personazhi që doli në përgjimet e Bild si personi që në zgjedhjet e vitit 2017 në Dibër ka blerë masivisht votat. Në përgjimet e publikuara pak ditë më parë, Gjiknuri merr në celular Imer Lalën dhe i thotë se kishte shkaktuar tërmet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat