Kolegji Zgjedhor flet sot në është i vlefshëm, 30 qershori

Shqipëria

Kolegji Zgjedhor flet sot në është i vlefshëm, 30 qershori

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 09:10
Kolegji Zgjedhor

Kolegji Zgjedhor mblidhet sot për të vendosur nëse është e vlefshme data 30 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve vendore, nisur nga një kërkesë që ka bërë Partia e Unitetit Kombëtar të Idajet Beqirit, parti aleate e PS-së.

Kjo parti ka kërkuar çregjistrimin e saj nga zgjedhjet vendore, pas dekretit të Presidentit Ilir Meta, që i shtynte ato. Ajo kërkoi të çregjistrohej nga zgjedhjet vendore edhe në KQZ në fillim, por kërkesa iu mohua pasi kjo parti nuk mund të kthehej mbrapsh pasi procesi kishte filluar.

Trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor  përbëhet nga: Ridvan Hado, Tomor Skreli, Artur Malaj, Lindita Sinanaj dhe Astrit Kalaja.

Mbledhja e Kolegjit Zgjedhor, sipas disa juristëve të njohur, është absurde, pasi që nga momenti që Dekreti i Presidentit për anulimin e zgjehdjeve të 30 qershorit, u botua në Fletoren zyrtare, ai është ligj dhe nuk vihet më në diskutim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat