Rikthehet Visho Ajazi/Ish-kryeshikasi: Lashë rrogën 5 herë më të madhe në Kanada për Shqipërinë. Me Ramën kam…

Shqipëria

Rikthehet Visho Ajazi/Ish-kryeshikasi: Lashë rrogën 5 herë më të madhe në Kanada për Shqipërinë. Me Ramën kam…

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 10:05
Visho Ajazi Lika

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika ka dhënë një intervistë për Radio Jehona Shqipes në Bruksel ku ka rrëfyer se si pranoi propozimin për të drejtuar SHISH-in.

“Në gusht të 2012-së m’u propozua të marr SHISH-in. Ishte surprizë për mua, sepse nuk isha përgatitur për këtë punë. Teknologjia është e lidhur shumë me inteligjencën. Pas një hezitimi të shkurtër thashë meqë unë kam ardhur për ti shërbyer vendit, pse jo. Unë mora detyrën në gusht 2012, një detyrë shumë e kontestuar nga politika, dhe një detyrë që ka të bëjë me sigurinë kombëtare. Ligji mbi shërbimin është shumë i mirë, e mban jashtë politikën.

Drejtori i shërbimit propozohet nga kryeministri dhe dekretohet nga presidenti. Kështu që u propozova nga kryeministri i atëhershëm, Sali Berisha. Bujar Nishani ka qenë President. Kam qenë i kujdesshëm për të qenë jashtë medias. Por për fat të keq jam cituar shumë në media megjithatë nuk kam qenë i shqetësuar shumë”, -tha ish-kreu i SHISH.

Visho Ajazi ka traguar edhe punën që ka bërë me kryeministrit Rama.

“Unë kam punuar 4 vjet me qeverinë e zotit Rama dhe një vit e gjysëm me qeverine demokratike. Marrëdhëniet kanë qenë korrekte, i kisha bërë të qartë qeverisë së zotit Rama se isha aty për të zbatuar ligjin. Pjesa tjetër isha në dispozicion të sigurisë kombëtare. Së pari, që prej ditës që kam takuar zotin Rama dhe deri ditën që ika, asnjëherë të vetme nuk është thënë nga qeveria për largimin tim. Unë nuk jap dorëheqjen, sepse s’kam ardhur për të dhënë dorëheqjen. Dhe unë punova 4 vjet me qeverinë e parë Rama.

Pas zgjedhjeve të 2017, në ligj nuk është shënuar që drejtori i shërbimit ka mandat të pacaktuar. Edhe Meta më kërkoi të rrija me të për të mbaruar mandatin, por unë nuk doja. Sepse kishte kosto të madhe dhe familjare. Natyrshëm nuk e kisha të qartë se ku do shkoja. Por unë jam Akademik dhe kam punuar në sektorin privat në Kanada. Nuk kam pasur asnjë sfidë përsa i përket të mbijetuarit jashtë sistemit qeveritar. Sigurisht, në moshën time, mendoj se vlerësohet edhe kështu. Unë kam lënë një rrogë pesë herë më të madhe sesa rroga që merrja në Shqipëri. Dhe përsëri besoj se jam shpërblyer për punën që kam bërë”, – u shpreh Visho Ajazi Lika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat