Kryediplomati italian telefonon Ramën e Bashën, kjo është kërkesa e tij

Shqipëria

Kryediplomati italian telefonon Ramën e Bashën, kjo është kërkesa e tij

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 15:24
Enzo Moavero Milan

Kreu i diplomacisë italiane, Enzo Moavero Milan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.

Ministri i Jashtëm i Italisë, Enzo Moavero Milanesi, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha, më pak se një javë para zgjedhjeve të njëanshme të 30 qershorit.

Kryediplomati italian theksoi “rëndësinë ekstreme për të siguruar respektin absolut për rregullat themelore të demokracisë dhe sundimit të ligjit.”

Milanesi shtoi se “pavarësisht divergjencës së vlerësimeve në mesin e forcave politike shqiptare, është thelbësore të shmangen të gjitha format e dhunës dhe të shprehin mendimet dhe qëndrimet e tyre përkatëse në një mënyrë të drejtë demokratike”, citohet të ketë thënë ai, raportojnë mediet shqiptare.

Ai kërkoi “siguri dhe korrektësi për procesin elektoral në Shqipëri”, i cili do të monitorohet edhe nga një mision ndërkombëtar që udhëhiqet nga OSBE-ODIHR, ku bëjnë pjesë edhe vëzhgues nga Italia.

Vendi unë është kapluar nga një krizë e rëndë politike lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit, datë kjo e zhdekretuar nga presidenti dhe e bojkotuar nga opozita që po proteston në rrugë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat