Si do jetë projekti tek “Sheshi Italia”, parkimi dy kate nën tokë dhe rrugë

Shqipëria

Si do jetë projekti tek “Sheshi Italia”, parkimi dy kate nën tokë dhe rrugë

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 18:55
“Sheshi Italia”

Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të zhvillojë projektin e rikualifikimit të “Sheshit Italia” një shesh që ndodhet mes Stadiumit të ri dhe godinës së Rektoratit.

Në një procedurë të shpallur së fundmi me një fond limit 314 milionë lekë të shoqëruar edhe me dokumentet përkatëse jepen edhe detaje për orientimin që do të marrë tashmë ky shesh. Kështu sipas kompanisë që ka hartuar raportin teknik thuhet se së pari ky shesh do të ketë nëntokë dy kate parkim duke marrë si shembull sheshin “Skënderbej’.

“Projekti përfshin ndërtimin e një vend parkimi nëntokë për makinat më poshtë Sheshit Italia në Tiranë. Ndërtesa përbëhet nga dy kate nëntokësore: L1 bëhet e arritshme nga rruga aktuale nëpërmjet një rampe të përbashkët me kompleksin e Stadiumit kombëtar të Ri që është akoma në ndërtim. Niveli L 2 mund të arrihet me anë të një rampe të brendshme në parking”, thuhet në dokument.

Projekti quhet i përfunduar me rikualifikimin e “Sheshit Italia’ duke futur mobilje fikse dhe ndriçimin publik në dysheme dhe me shtylla.

Sipas konsulentit forma e re e “Sheshit Italia” është menduar të jetë në vazhdimësi me stadiumin e ri që lidh elementët mes stadiumit në ndërtim e sipër dhe godinën e Rektoratit që shërben si një sfond, shkruan ‘monitor’.

I njëjti sjell një zgjidhje edhe për çështjen e trafikut. “Një pjesë integrale e projektit është realizimi i një rruge me dy sense lëvizjeje të vendosura nëpërmjet Rektoratit dhe Pallatit të Kongreseve e cila përfitohet duke zgjeruar rrugën ekzistuese me atë të futjes së një muri të ri bëhet një konceptim I ri të rrugës drejt Pallatit të Kongreseve”, thuhet në dokument.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat