Kryemadhi: Rama do tërhiqet nga zgjedhjet! Çfarë i thashë Metës për paktin në 2013

Shqipëria

Kryemadhi: Rama do tërhiqet nga zgjedhjet! Çfarë i thashë Metës për paktin në 2013

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 22:55
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur në lidhje me zgjedhjet në 30 qershor, duke deklaruar se kryeministri Rama do të tërhiqet.

Kryemadhi: Idajet Beqiri nuk ka shkuar për dekretin, por për t’u çregjistruar. Kolegji i thotë se sipas Kodit Zgjedhor, ti duhet të ishe çregjistruar në një datë filan. Je jashtë afatit. Po u tërhoq që tani Edi Rama, të gjithë njerëzve duke filluar nga Pjerin Ndreu që ka lënë mandatin i thonë pse na tradhtove. Të gjithë do t’i kthehen kundër Edi Ramës. Unë them që Edi Rama nuk shkon në zgjedhje. E di shumë mirë që janë të paligjshme. Ai mund ta çonte dekretin e Presidentit në Kolegjin Zgjedhor nëpërmjet KQZ-së së vetë politike. Ky nuk e bëri këtë veprim. Më e pakta, nuk do të lejonte të botohej në Fletoren Zyrtare përkundër që nuk lejon të botohet prej 5 vite që Ardian Dvorani nuk mund të vazhdojë të jetë anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

E ftuar në A show, Kryemadhi foli edhe për marrëveshjen mes Ramës e Metës në vitin 2013 dhe se çfarë i ka thënë ish kryetarit të LSI-së

 “Po është e vërtetë që i thosha: Mos i beso, ki kujdes. Kam qënë kundër marrëveshjes në 2013”

Kryemadhi shtoi se Meta nuk u tregua vigjilent dhe se Rama e kriminalizoi shtetin.

Kryemadhi: Ilir Meta nuk u tregua vigjilent. Në këto kohë kemi Saimir Tahirin si ministër të Brendshëm që mbushi vendin me hashash. Reformën në drejtësi duhet ta drejtonte meta si kryetar parlamenti. Meta ia la Fatmir Xhafajt. Në këto kohë, u shpik sikur Meta donte vriste Tom Doshin. Edi Rama llogarit çdo gjë për krimin e organizuar. Rama shkatërroi Gjykatën Kushtetuese, shkatërroi Gjykatën e Lartë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat