Monika Kryemadhi: Arma ime më e fortë në politikë, sinqeriteti - Bota Sot
Monika Kryemadhi: Arma ime më e fortë në politikë, sinqeriteti

Shqipëria

Monika Kryemadhi: Arma ime më e fortë në politikë, sinqeriteti

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 22:47
Monika Kryemadhi

E ftuar në emisionin “A Show” në News 24 këtë mbrëmje, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e nisi rrëfimin e saj me besimin e madh që ka në Zot, kaloi tek marrëdhëniet e saj dhe Presidentit Ilir Meta me kryeministrin Edi Rama, e në fund iu përgjigj akuzave për blerje votash.

Kryemadhi pranoi që edhe LSI-ja ka bërë gabime gjatë jetës së saj politike.

“Për shkak të gjuhës së drunjtë të liderëve të lSI, që të mos flas se mos bëj gabime, nuk kanë treguar të vërtetën asnjëherë. Në këto 8 vite njerëzit që iu janë prishur interest kanë baltosur LSI-në. Kemi bërë edhe ne faje, gabime sigurusht, por është si ai njeriu që ha bukë e pretendon të mos bëjë thërrime”,- tha zonja Kryemadhi.

Ajo shtoi ndër të tjera se: “Arma ime më e fortë është sinqeriteti. Kjo më ka mbajtur mua atë që jam, ndryshe nuk do kisha rezistuar dot”.

Kryemadhi komentoi edhe marrëdhëniet e saj edhe me ish-ambasadorin e SHBA-ve në vendin tonë, Donald Lu.

“Marrëdhënia me Donald Lu ishte shumë e mirë. Kam menduar gjithmonë që zoti Lu dhe shumë të tjerë janë manipuluar dhe mashtruar në mënyrë permanente nga Rama dhe kabineti i tij”,- shtoi ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat