Shtyrja e zgjedhjeve të 30 Qershorit? Ngjela: Do ishte precedent i rrezikshëm

Shqipëria

Shtyrja e zgjedhjeve të 30 Qershorit? Ngjela: Do ishte precedent i rrezikshëm

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 23:00
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “A show” në News 24 foli për zgjedhjet lokale në Shqipëri, ndërsa tha se data 30 qershor nuk mund të ndryshojë.

Sipas tij, nëse do të ndryshohej  data 30 qershor, atëherë do të krijohej një precedent i rrezikshëm.

Ai shtoi mes tjerash se zgjedhjet janë të popullit dhe askush nuk mund t’i prekë ato.

“Të dha një shtet, që ka qenë një nga padrejtësitë më të mëdha evropiane për sa i takon gjenocidit. Nuk ndërron data. Zgjedhjet i rrëzon populli.

Pse do rrëzohet data? Pse ka ikë një parti. Nëse hapet ky precedent, atëherë s’do të këtë asnjëherë zgjedhje. Zgjedhjet zotëri janë populli “-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat