Konfirmohet në detyrë Prokurori i Krimeve të Rënda, Behar Dibra - Bota Sot
Konfirmohet në detyrë Prokurori i Krimeve të Rënda, Behar Dibra

Shqipëria

Konfirmohet në detyrë Prokurori i Krimeve të Rënda, Behar Dibra

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 09:29
Behar Dibra

Prokurori i Krimeve të Rënda, Behar Dibra ka kaluar në vettingun.

KPK konfirmoi në detyrë prokurorin Dibra mëngjesin e së martës.

Behar Dibra është kandidat për të qenë pjesë e SPAK. 

Prokuroria iu nënshtrua procesit të vettingut më 20 qershor.

Në raportin e ILDKPI, Behar Dibra thuhet se ka bërë deklarim të saktë dhe jo të rremë të pasurisë.

Ndërsa sipas KPK, DSIK raportoi se prokurori ka plotësuar me saktësi formularin e figurës, ndërsa nuk ka të dhëna për kontakte me persona të krimit.

KLP dorëzoi një raport ku thuhet se ka aftësi në interpretim dhe arsyetim ligjor, me veprime të sakta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...