Vetting, apel për Zaganjorin/ Komisioneri publik kërkon shkarkimin e kreut të Gjykatës së Lartë

Shqipëria

Vetting, apel për Zaganjorin/ Komisioneri publik kërkon shkarkimin e kreut të Gjykatës së Lartë

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 12:49
Xhezair Zaganjori

Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, ka dalë këtë të martë para Komisionit të Posaçëm të Apelimit, ku do të vlerësohet konfirmimi ose jo në detyrë i tij.

Në gusht të vitit të kaluar Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të kreut të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.

Vendimi për konfirmimin e tij u mor më 24 korrik, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse ndaj tij, nga trupa e KPK-së.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese:Albana Shtylla; Relatore: Rezarta Schuetz; anëtarë:Luan Daci, Natasha Mulaj, Sokol Çomo.

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve për vettingun dhe përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat