Në Pogradec, KZAZ-ja zhvendoset në ambiente private

Shqipëria

Në Pogradec, KZAZ-ja zhvendoset në ambiente private

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 14:19
Foto

Pas tensioneve të shumta që janë shfaqur në KZAZ të ndryshme në bashkitë e vendit,l kryesisht ato opozitare, ka nisur edhe zhvendosja e tyre në ambiente private.

Kështu, në Pogradec KQZ ka vendosur zhvendosjen e KZAZ 70, cila aktualisht ndodhet në ambientet e Qendrës Kulturore të Fëmijëve, në ambientet e një palestre private.

Zhvendosja e KZAZ vjen pas vendimit të bashkisë, për të zbatuar dekretin e presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat