Në protestë për Havzi Nelën, të vesë së poetit i bien të fikës: Babai i Ramës dënoi me varje tim shoq

Shqipëria

Në protestë për Havzi Nelën, të vesë së poetit i bien të fikës: Babai i Ramës dënoi me varje tim shoq

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 20:24
Pamje nga protesta

Pjesë e protestës së sotme kundër kryeministrit Edi Rama në Kukës ka qënë edhe gruaja e Havzi Nelës, poetit të ekzekutuar gjatë diktaturës.

Me foton e bashkëshortit të saj në duar, e veja e Nelës është shprehur për se kishte dalë në protestë për poetin martir.

“Jam në protestë për martirin, dëshmorin dhe heroin trimave siç është bashkëshorti im Havzi Nela. Zoti ja fali jetën dhe ia mori babai i Edi Ramës bashkë me Fatmira Rackën, Samir Avdiun, Hekuran Isain Agim Hoxhën edhe shumë të tjerë”,- tha bashkëshortja e Havzi Nelës, percjell dosja.

Më tej gjatë protestës së saj, të vesë së ish-poetit i ka rënë të fikët.

Havzi Nela ka qënë një poet dhe arsimtar shqiptar. Më 24 qershor 1988, Gjykata e Lartë e Shqipërisë të përbërë nga gjyqtarët komunistë Fehmi Abdiu, Vili Robo dhe Fatmira Laskaj e hodhi poshtë kërkesën Lavdie Nelës kundër dënimit burrit të saj me vdekje.

Gjykata vendosi që Havzi Nela të dënohej me varje. Miratimi përfundimtar i dënimit me vdekje nga anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor të drejtuar Ramiz Alia, çoi në ekzekutimin e Havzi Nelës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat