750 euro ora, kush është avokati i kontraktuar nga Edi Rama për padinë kundër gazetarit gjerman - Bota Sot
750 euro ora, kush është avokati i kontraktuar nga Edi Rama për padinë kundër gazetarit gjerman

Shqipëria

750 euro ora, kush është avokati i kontraktuar nga Edi Rama për padinë kundër gazetarit gjerman

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 21:17
Matthias Prinz

Kryeministri Edi Rama lajmëroi sot se ka kontraktuar avokatin gjerman, Matthias Prinz në padinë kundër gazetarit të Bild, Peter Tiedel, pas publikimit të përgjimeve për blerjen e votave në Durrës dhe Dibër.

Pavarësisht se nuk kundërshtot autenticiteti i përgjimeve në Dibër, mazhoranca pretendon se është cenuar sekreti hetimor me publikimin e tyre.

Po kush është Matthias Prinz? Ai është një nga avokatët më të shtrenjtë në Gjermani. Një orë punë e tij kushton 750 euro. Vjen nga Hamburgu dhe ka përfaqësuar emra të njohur ndërkombëtar, duke filluar nga kompanitë e mëdha botërore e deri tek mbretërit.

Në CV-në e tij, avokati ka mbrojtur futbollistin e famshëm David Beckham, familjen mbretërore suedeze, , Audi, T-Mobile, Volskwagen, princesha e Hanoverit etj.

Në biografinë e tij zyrtare në website-in e studios ligjore Prof. Matthias Prinz ka studiuar në universitetin e Hamburgut e më pas në Harvard. Ai ka punuar avokat në New York nga vitin 1984 e më pas rikthehet për të punuar në Hamburg një vit më vonë.

Që nga viti 1997 ai jep mësim në disa universitete të ndryshme. Është profesor i nderuar në FU Berlin që nga viti 2006 dhe bashkëthemelues i Berlin Media Professional School.

Gazetarët në Gjermani si dhe në qytetin e tij në Hamburg e kanë halë në sy. Media Welt shkruan në një artikull të viti 2016 se konsiderohet i vështirë për tu mposhtur dhe shpesh cilësohet si armik i shtypit të lirë.

Avokati i njohur 62 vjeçar, i cili lëviz me karrocë, ka shkruar artikuj pikërisht në gazetën BILD në fillim të viteve 1980. Ai kishte një faqe ku shkruante për qytetin e Hamburgut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...