Basha: Nuk do të bëhemi pjesë e asnjë procesi politik nëse… - Bota Sot
Basha: Nuk do të bëhemi pjesë e asnjë procesi politik nëse…

Shqipëria

Basha: Nuk do të bëhemi pjesë e asnjë procesi politik nëse…

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 21:45
Lulzim Basha

Nxjerrja para drejtësisë e personave që dolën në përgjimet e “Bid” dhe largimi i Ramës si kryeministër, janë dy kushtet që kreu i PD-së, Luizim Basha, tha se opozita nuk i negocion.

Në një konferencë për mediat, Basha u shpreh se ata nuk do të bëhen pjesë e asnjë procesi politik, nëse nuk plotësohen këto dy kushte, ndërsa shtoi se janë të vendosur të bëjnë çdo sakrificë për t’i arritur.

“Kemi vendosur dy kushte të pandryshueshme dhe të pa negociueshme. E para nxjerrja para drejtësisë të gjithë atyre që përgjimet e “Bild” i nxorën se vodhën zgjedhjet, të gjithë pa përjashtim, kriminelë, zyrtarë politikanë. E dyta largimi i Edi Ramës. Pushteti i Edi Ramës është mbrojtësi dhe garantuesi i krimit, asnjë përpjekje kundër krimit, kundër vjedhjes së votës nuk do të ketë sukses pa largimin e Edi Ramës. Këto dy kushte janë kushtet që ne je mi të vendosur të bëjmë çdo sakrificë deri sa t’i arrijmë. Ne nuk do të bëhemi pjesë e asnjë procesi politik e asnjë përpjekje, pa u plotësuar këto dy kushte”, tha Basha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...