Sali Berisha priti Ismet Azizin kryetarin e shoqatës “Kosova për Sanxhakun” me bashkëpunëtor - Bota Sot
Sali Berisha priti Ismet Azizin kryetarin e shoqatës “Kosova për Sanxhakun” me bashkëpunëtor

Shqipëria

Sali Berisha priti Ismet Azizin kryetarin e shoqatës “Kosova për Sanxhakun” me bashkëpunëtor

Nga: Ismet Azizi Më: 25 qershor 2019 Në ora: 23:15
Pamje nga takimi

Sali Berisha zhvilloi takim me Ismet Azizin dhe bashkëpunëtorët e tij, Ali Daci dhe Nuradin Imeraj, mbrojtjes të të drejtave të mohuara të shqiptareve të Sanxhakut .

Prof Dr. Sali Berisha  ish president dhe ish kryeministër i Republikës së Shqipërisë,  tre decenie lider i Partisë Demokratik, dhe  deputet aktual në parlament, në  profilin e tij në facebok  shkruan:

Miq, une prita ne nje takim te veçante kryetarin e shoqatës atdhetare Kosova për Sanxhakun, publicistin dhe gazetarin e njohur Ismet Azizi dhe Alban Daci, zv kryetar i shoqatës, zotin Nuradin Imeraj, kryetar i shoqatës Podguri.

Ne kete takim zoti Azizi dhe bashkëpunëtorët e tij paraqiten gjendjen katastrofale te lirive dhe te drejtave te shqiptareve në trevën e Sanxhakut, ndaj të cilëve prej 100 vitesh ndiqet një politike dëbimesh masive, shfarosje dhe asimilimi.

Ne këtë treve, me një rendësi te veçante ne historinë e kombit shqiptar, prej një shekulli njelloj si ne pushtimet me te egra nuk lejohet mësimi ne shkolla i gjuhës shqipe, nuk lejohet asnjë media e shkruar apo elektronike ne gjuhe shqipe sikundër bllokohen te gjitha transmetimet radiotelevizive te Kosovës dhe Shqipërisë.

Serbia, e cila ka firmosur te gjitha aktet dhe marrëveshjet ndërkombëtare mbi te drejtat e minoriteteve mohon tërësisht çdo të drejte te shqiptareve në trojet e tyre shekullore ne komunat e Sanxhakut.

Zoti Azizi me njohu me përpjekjet serioze që bën lideri i Këshillit Kombëtar të Boshnjakeve te Sanxhakut, Sulejman Ugljanin për rikthimin e te drejtave te mohuara banoreve te Sanxhakut dhe shpalljen e një autonomie ne kuadrin e republikës se Serbisë.

Me këtë rast i bëj thirrje Këshillit të Evropës, Parlamentit Europian, OSBE, Komisionit te te Drejtave te Njeriut te OKB dhe Kongresit te SHBA te ushtrojnë te gjithë presionin e tyre qe Serbia te respektoje marrëveshjet që ka firmosur për të drejtat e minoriteteve.

 

Miq, gjendja e pashembullt e mohimit total te lirive dhe drejtave te shqiptareve te Sanxhakut has ne një indiference te pafalshme te botes shqiptare ne tërësi te autoriteteve dhe forcave politike shqiptare ne Kosove, Shqipëri, Maqedoni, Mal te Zi dhe diaspore.

Ne këtë kontekst thirrja ime është te hiqet dore menjëherë nga ky qëndrim dhe te ndërmerren te gjitha hapat e nevojshme politike, diplomatike, kulturore, arsimore etj, ne mbështetje te shqiptareve te Sanxhakut për rifitimin e te drejtave te tyre te mohuara.

Ne fund shfrytëzova rastin ti përcjellë përshëndetjet e mia te sinqerta zotit Ugljanin, me te cilin kemi bashkëpunuar ne vitet 90 te kundër pushtimit te Bosnjes nga hordhitë e Millosheviçit dhe ti bej thirrje komunitetit ndërkombëtar te mbështes projektin e tij per Sanxhakun, si kusht për stabilitet dhe paqe te qëndrueshme ne rajon.

Biseda ishte e hapur dhe vëllazërore! sb

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...