Këshilli i Europës anulon delegacionin e vëzhguesve: Paqartësi për procesin zgjedhor

Shqipëria

Këshilli i Europës anulon delegacionin e vëzhguesve: Paqartësi për procesin zgjedhor

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 13:33
Ilustrim

Ditën e sotme Këshilli Europës ka anuluar misionin vëzhgues për zgjedhjet në Shqipëri. Shkak është bërë paqartësia në procesin zgjedhor.

Në një e-mail dërguar deputetëve, thuhet se tërheqja vjen për shkak të pasigurisë së vazhdueshme dhe rreziqeve në disa zona.

“Në vijim të e-mailit të mëposhtëm, me të cilin ju ftojmë në një takim me një delegacion të Kongresit të Autoriteteve Rajonale e Lokale të Këshillit të Europës, po ju informojmë se udhëheqja e Kongresit (Presidenti në konsultim me dy Presidentët e Dhomave, në përputhje me rregullat e Kongresit) ka vendosur të mos dërgojë në Shqipëri një Delegacion Vëzhgues Zgjedhjesh nga Kongresi për shkak të pasigurisë së vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri më 30 qershor dhe për shkak të rreziqeve të mundshme për sigurinë në disa zona të caktuara.

Ju kërkojmë ndjesë për çdo problem që mund t’ju shkaktojë anulimi në çastet e fundit dhe ju falënderojmë për gatishmërinë për të korresponduar me Kongresin”-njoftoi Këshilli i Europës.

Kongresi i Autoriteteve Rajonale e Lokale të Këshillit të Evropës është autoriteti mëi lartë që monitoron zhvillimin e zgjedhjeve në Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat