Vrau gruan me levë hekuri, rrëfehet burri: Më tradhtonte

Shqipëria

Vrau gruan me levë hekuri, rrëfehet burri: Më tradhtonte

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 13:35
Lavdosh Sulo dhe Laureta Sulo

Bindja se e shoqja e tradhtonte, bëri që 56-vjeçari vlonjat Lavdosh Sulo nga fshati Babicë e Madhe, ti marrë jetën gruas së tij, duke e qëlluar për vdekje me levë hekuri.

Gjatë marrjes në pyetje ai ka pranuar krimin, duke thënë se me të shoqen Laureta Sulo 44 vjeçe, kishte prej kohësh konflikte.

Ai ka treguar se e vrau të shoqen pasi dyshonte se e tradhtonte me dikë tjetër.

“Nuk e duroja dot tradhtinë, situata ishte bërë mbytëse”, ka thënë 56-vjeçari gjatë marrjes në pyetje.

Krimi i rëndë ndodhi në banesën e çiftit Sulo mesditën e së martës.

Pas ngjarjes Lavdoshi u drejtua për në servisin e makinave që kishin në pronësi, duke lajmëruar policinë.

Pikërisht pas dyshimeve për tradhti nga Laureta, kunati i saj dhe vëllai i 56-veçarit ka qëlluar me armë zjarri drejt një personi në lagjen Alikokë, i dyshuar si personi me të cilin gruaja kishte marrëdhënie jashtëmartesore.

Fatmirësisht të shtënat nuk e kapën shënjestrën me të cilin burri i viktimës kishte lidhje gjaku, ndërsa i dyshuari u arrestua, për ti liruar pak ditë më vonë.

Mësohet se Lavdoshi dhe Laureta kanë dy fëmijë një vajzë dhe një djalë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat