Rama-Bashës: Si mund t’u thuash shqiptarëve KiE mori vendim politik për t’u tërhequr nga zgjedhjet?

Shqipëria

Rama-Bashës: Si mund t’u thuash shqiptarëve KiE mori vendim politik për t’u tërhequr nga zgjedhjet?

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 15:14
Edi Rama, Lulzim Basha

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës lidhur me anulimin e delegacionit të vëzhguesve nga Këshilli i Evropës për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Në një postim në Twitter, Rama akuzon Bashës se gënjeu kur tha se Këshilli i Europës mori vendim politik për t’u tërhequr nga zgjedhjet se janë të paligjshme.

"Sajo Artist sajo, çdo ditë një sajesë, s’zhgënjen asnjë ditë o Njish.

Po si mund t’u thuash shqiptarëve Këshilli i Europës mori vendim politik për t’u tërhequr nga zgjedhjet se janë të paligjshme? Tani mezi pres çfarë do thuash kur të dalë rrena në shesh apo rrena tjetër gati?,"-shkroi Rama.

Basha u shpreh se: "Vendimi i KiE për të anulluar dërgimin e Delegacionit Vëzhgues për farsën elektorale që po tenton të zhvillojë Edi Rama, është fakt kuptimplotë se në 30 qershor nuk ka zgjedhje në Shqipëri."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat