Arrestohet 30-vjeçari, theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”

Shqipëria

Arrestohet 30-vjeçari, theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi”

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 16:04
Ilustrim

Policia e Peqinit ka vënë në pranga një 30-vjeçar, nën akuzën e thyeres së masës së sigurisë “arrest shtëpie”.

Policia bën me dije se për shtetasin me iniciale B.H., 30 vjeç, banues në Peqin, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan kishte vendosur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", si i dyshuari  i vjedhjes së banesës së shtetasit S.Z., ndodhur më datë 08.05.2019 në Peqin.

“Shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se 30 vjeçari nuk zbatonte vendimin e Gjykatës dhe kanë ushtruar kontroll  për verifikim e masë së sigurisë por nuk e kanë gjetur  në banesë.

Policia pas kontrolleve të shumta ka gjetur  dhe arrestuar  në qytetin e Peqinit shtetasin B.H, i cili ishte në lëvizje”,-njofton policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, pēr veprën penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat