Cakaj: Mbarëvajtja e zgjedhjeve, interes kombëtar - Bota Sot
Cakaj: Mbarëvajtja e zgjedhjeve, interes kombëtar

Shqipëria

Cakaj: Mbarëvajtja e zgjedhjeve, interes kombëtar

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 16:53
Konferenca per media

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj u shpreh se Shqipëria nuk duhet të bëjë hapa pas për interesa partiake, por duhet angazhim për interesin kombëtar.

Duke folur për zgjedhjet e 30 qershorit në konferencën për shtyp me ministrin e Jashtëm të Hungarisë Peter Szijjarto, Cakaj u shpreh se duhet të ketë përparësi agjenda evropiane e vendit përpara çfarëdo llogaritjeje politike.

Nga ana e tij ministri hungarez konfirmoi mbështetjen ndaj Shqipërisë për hapjen e negociatave.

Në konferencën e përbashkët për shtyp Cakaj falenderoi Hungarinë për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit, por tha se ndihma e miqve të Shqipërisë duhet të shoqërohet me përpjekje, vullnet dhe veprime politike të brendshme që nuk pengojnë, por ndihmojnë në hapjen e negociatave.

Ministri në Detyrë Cakaj vlerësoi lartë bashkëpunimin me Hungarinë. “Gjatë gjithë kësaj periudhe me Ministrin Szijjarto kemi zhvilluar një cikël takimesh që kanë përfunduar me nënshkrimin e disa marrëveshjeve dhe jemi në proces shqyrtimi të mundësive të reja të bashkëpunimit,” tha Cakaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...