Vendimi i KiE, Vasili: Basha pret Idrizin dhe Kryemadhin në selinë blu

Shqipëria

Vendimi i KiE, Vasili: Basha pret Idrizin dhe Kryemadhin në selinë blu

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 12:39
Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili është shprehur se vendimi i Këshillit të Europës tregon se për Evropën zgjedhjet pa opozitën nuk ekzistojnë.

Ndërsa shtoi se instituticionet evropiane u treguan në lartësinë e detyrat duke i vunë vulën një komploti shumë të rrezikshëm.

Petrit Vasili: "Kongresi i autoriteteve lokale dhe Këshillit të Europës ka refuzuar të vëzhgojë zgjedhjet pa pjesëmarrjen e opozitës. Zgjedhjet pa opozitën për Evropën nuk ekzistojnë.

Ndërkohë për mbi 90% të shqiptarëve ky vendim ishte marrë me kohë. Ky konfirmim tronditës vjen nga Evropa dhe përkundrejt aspiratës evropiane që ne kemi e cila kërkon demokraci funksionuese, demokraci, Edi Rama servir monizëm, totalitarizëm, kriminalitet dhe korrupsion si ushqyes të këtij monizmi për ta kthyer Shqipërinë në një pre të tij për ta mbajtur jashtë Evropës.

Instituticionet evropiane u treguan në lartësinë e detyrat dhe i vunë vulën një komploti shumë të rrezikshëm."

Këshilli i Europës vendosi të mërkurën anulimin e dërgimit të vëzhguesve të zgjedhjeve të 30 qershorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat