“Edi reflekto”, Ilir Meta thotë se ka agjendë të ndryshme nga opozita

Shqipëria

“Edi reflekto”, Ilir Meta thotë se ka agjendë të ndryshme nga opozita

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 15:14
Ilir Meta

“Unë nuk jam pjesë e agjendës së opozitës ‘Rama ik’, por e ‘Edi reflekto”, u shpreh presidenti Ilir Meta pasi njoftoi 13 tetorin si datë të re për zgjedhjet lokale.

Gjatë komunikimit me gazetarët, Meta u shpreh i bindur se kryeministri Edi Rama do të reflektonte për krizën.

“Ju mendoni se unë nuk e di se ai (Rama) do reflektojë?”,- pyeti presidenti gazetarët, duke theksuar se kriza politike kërkon reflektim jo vetëm nga kryeministri Edi Rama, por edhe nga opozita. “Këtu do jemi, ka orë, ka ditë”, shtoi Meta.

Ai përsëriti se në zyrën e presidentit nuk është për të plotësuar tekat e opozitës dhe se 13 tetori është datë që krijon mundësi për zgjedhje gjithëpërfshirëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat