Flet Mathew Palmer: SHBA-të njohin datën 30 si ditë zgjedhjesh

Shqipëria

Flet Mathew Palmer: SHBA-të njohin datën 30 si ditë zgjedhjesh

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 18:40
Mathew Palmer

Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, po jep një intervistë për “Zërin e Amerikës”, lidhur me situatën politike në Shqipëri.

Zyrtari i lartë amerikan foli për qëndrimin e amerikanëve për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, që kanë ndarë politikën shqiptare.

“Ne presim që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershor, të jenë të qeta e të rregullta”, tha Palmer për “Zërin e Amerikës”, ndërkohë që intervista e plotë do të transmetohet ditën e nesërme.

Presidenti Ilir Meta dekretoi sot 13 tetorin si datë për zgjedhjet vendore, por kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë për zhvillimin e zgjedhjeve këtë të diel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat