Majko: Jemi të gatshëm të shohim çfarë nuk shkon tek ne, por me forcë nuk na e del askush!

Shqipëria

Majko: Jemi të gatshëm të shohim çfarë nuk shkon tek ne, por me forcë nuk na e del askush!

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 19:58
Pandeli Majko

Nga fushata përmbyllëse në Tiranë, deputeti i PS-së Pandeli Majko ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se pas 30 qershorit, ai dhe socialistët betohen se do të rishikojnë se çfarë “nuk shkon me ta”.

Nga ana tjetër Majko u shpreh se i mirëkupton ata që të dielën nuk do të votojnë pasi njësoj si ata që do të shkojnë në kutitë e votimit, edhe mosvotuesit janë shqiptarë.

Majko: Ne do të jemi ushtarët e Perëndimit në kutitë e votimit. E dëgjuat edhe nga Zëri i Amerikës, SHBA-të folën qartë dhe vendosën pikat mbi I. Zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor.

Ajo që duam t’ju themi sot edhe atyre që nuk do të dalin në votime, duam t’ju themi që ne socialistëve mund të na mundni vetëm tek kutia e votimit. Ne as nuk kemi pyetur dhe as nuk do të pyesim për molotov, forcë, të fortë për të shkuar dhe për të ushtruar të drejtën tonë kushtetuese të votës.

Ne e dimë se nuk mund të bëjmë Shqipërinë pa ata të cilët kanë vendosur të votojnë. Ne si shqiptarë do ta lexojmë mos votimin e tyre dhe betohemi se pas 30 qershorit jemi të gatshëm të rishikojmë se çfarë nuk shkon me ne. Ne nuk jemi të pagabueshëm.

Me forcë, ne nuk na e ka dalë askush dhe asnjëherë. Prandaj, dua t’ju them se data 30 qershor me gjithë refuzimin e një pjese, e cila është pjesa jonë, janë shqiptarë. Ne do të shkojmë të votojmë edhe për ta për të ndryshuar Tiranën, për të ndryshuar Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat