Rritet numri i vajzave narkomane. Në Shqipëri 5 mijë përdorues të varur

Shqipëria

Rritet numri i vajzave narkomane. Në Shqipëri 5 mijë përdorues të varur

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 14:12
Ilustrim

Shqipëria numëron rreth 5000 përdorues të drogave , të cilët kanë krijuar varësi. Vetëm vitin që kaloi në shërbimin e toksikologjisë janë paraqitur 900 pacientë që kanë kërkuar ndihmë dhe shifra duhet të jetë edhe më e madhe se kaq.

Ajo çfarë vërehet me shqetësim është numri në rritje i vajzave që përdorin drogë, pasi në një vit janë paraqitur 90 vajza për ndihmë.

“Femrat janë gjithmonë të nënprezantuara. Kjo shifër duhet të jetë disa herë më e madhe për fat të keq, për shkak të stigmës, ndryshe për meshkujt që e pranojnë dhe vijnë. Shkaqet më të shumta janë trysnia që ushtrojnë bashkëjetuesit, të dashurit, të fejuarit. Ky është shkaku kryesor, që rrinë me ata dhe në rrethanat caktuara. Mosha mesatare janë 23-24 vjeç”, tha Zihni Sulaj, shef i shërbimit të toksikologjisë .

“Heroina është ndër drogat me konsum më të lartw, por përzierja e drogave me qetësues apo alkool është shndërruar nw trend tek të rinjtë”, thekson profesor Sulaj dhe kj e bën situatën edhe më problematike.

“Një pjesë e këtyre përdoruesve, bëhet për të potencuar efektin e heroinës. E shtojnë me benzodiazepina, me valium kryesisht, por edhe për shkaqe të tjera abuzive. Për fat të keq kemi pasur raste me mosha shumë të vogla, nxënës gjimnazesh që duke mësuar nga njëri-tjetrit për të krijuar një gjendje relaksimi apo heqje ankthi në rastet e provimeve, kanë mësuar që t’i përdorin edhe në rrethana të tjera të ngjashme, duke krijuar edhe varësi”, shtoi Zihni Sulaj.

Për të frenuar këtë fenomen të shoqërisë shqiptare dhe jo vetëm, e cila po vret kryesisht rininë e shoqërisë sonë kërkohet një ndërhyrje ndërinstitucionale, ku të përfshihet Ministrie e Shëndetësisë , ajo e Arsimit dhe ajo e Drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat