Provokon Damian GJiknuri, publikon foton me “çunat problematikë”

Shqipëria

Provokon Damian GJiknuri, publikon foton me “çunat problematikë”

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 20:37
Foto nga deputeti Gjiknuri

Sekretari i Çështjeve zgjedhore në PS, Damian GJiknuri njëherësh i deleguari i PS në qarkun e Vlorës ka publikuar sot një foto, teksa pozon me dy të rinj socialist, ku në fanellat e tyre shkruhet “çunat problematikë”.

Shprehja e “çunave problematikë” doli gjatë përgjimeve të publikuara nga BILD, ku Damian Gjiknuri asokohe ministër i Energjetikes dhe Transporteve, fliste në telefon me Arben Keshin, të cilin në një nga bisedat theksonte se do i dërgonte një furgon me element të “rrezikshëm”, të cilët të qëndronin pranë shtabit elektoral në Dibër për çdo problematikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat