“Do përfundoni në gropë”, Rama: Ata duan të djegin Shqipërinë

Shqipëria

“Do përfundoni në gropë”, Rama: Ata duan të djegin Shqipërinë

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 22:07
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama nga Vlora ku po mban fushatën përmbyllëse elektorale tha se opozitarët duan të çojnë Shqipërinë në gropë, por se në gropë do të përfundojnë vetë.

Rama theksoi se vala e nxehtë e drejtësisë do të bjerë mbi cilindo që i ka bërë dëm vendit.

“Ata janë gati të djegin Shqipërinë edhe njëherë sepse ndjejnë nxehtësinë e drejtësisë që po vjen. Mbrëmë në Vaun e Dejës ca haxhiqamilë sulmuan policinë. Ata thanë madje unë kam provokuar konflikt dhe jo ai. Pasi ujqërit u bënë lepuj në prangat e drejtësisë, doli kryetari i Bashkisë dhe tha nuk e kam bërë unë, e ka bërë partia. S’di ku është futur Luli. Artist dil e sqaroje këtë punë. E keni bërë bashkë. Tani doni të shisni njëri-tjetrin.

Gropa që hapet për Shqipërinë është gati. Do përfundoni që të gjithë në gropë. Unë iu them kryebashkiakëve se ne do donim garë me ju, por ju nuk dolët në betejë se i hytë luftës kundër Shqipërisë. Ata kryebashkiakët ta dinë mirë, lum-mëdhenjtë. Duan të ndalojnë Shqipërinë që të ketë të nesërme.  S’ka brave që ndalon shqiptarin të hapë rrugën e integrimit. I mori Luli të vetët dhe i la pa punë. Të gjithë me ndihmë ekonomike do jenë pas 30 qershorit.  Ata që mendonin se do të largonin shqiptarët, do ikin vetë”, tha Rama.

Edi Rama ka bërë ironi edhe njëherë me lideren e LSI Monika Kryemadhin.

“Del liderja dhe thotë lutuni Zotitse Zoti do na ndihmojë. Pastaj ngre kokën dhe thotë o Zot shpëto shqiptarët nga blerja e votës. Mirë që Zoti nuk ndërhyn në fushatë elektorale, se do i thoshte patjetër që ti je problemi, mbylli në shtëpi dhe nuk shitet më. Është edhe ajo tjetra. Zysh Nora që i rri afër: Monika cdo bëhet me Shqipërinë. Kij besim në Zot motër. Shikoje filxhanin, pika, pika, pika, dhe në fund s’ka gjë.”, u shpreh Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat