30 qershori, çfarë thonë Dudushi, Babaramo dhe Abilekaj

Shqipëria

30 qershori, çfarë thonë Dudushi, Babaramo dhe Abilekaj

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 23:23
Dudushi, Babaramo dhe Abilekaj

Enton Abilekaj deklaroi në emisionin Open të Eni Vasilit se Shqipëria po hyn në zgjedhjet më të turpshme të historisë së saj.

Abilekaj ka replikuar me Pezën, i cili ka deklaruar se këto zgjedhje shkatërrojnë lidershipin e opozitës: Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin, të cilët dështuan.

Gazetari Ilir Babaramo, i ftuar në studion e emisionit Open të Eni Vasilit deklaroi se Rama për herë të parë batutën për Haxhi Qamilin e dha në Tepelenë, ku përballë tij duke qeshur për batutën kishte ish maskat e vitit 1997 që grabisnin biznesmenët rrugës..

Gazetari Alban Dudushi deklaroi në edicionin e Super Open se në fushatën zgjedhore PS dhe Edi Rama kanë polemizuar me kundërshtarët dhe nuk kanë shfaqur platformat elektorale dhe kandidatët.

Kurse Ilir Babaramo tha se Rama do që të mundë opozitën me Partinë e Peshtanit. Një gjuhë kaq e madhe urrejtjeje është e vrazhdë dhe e rëndë. Kjo gjuhë vetëm provokon konflikt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat