Frrokaj: Edhe pse vetëm në garë, PS do marrë rezultat zhgënjyes

Shqipëria

Frrokaj: Edhe pse vetëm në garë, PS do marrë rezultat zhgënjyes

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 14:56
Fran Frrokaj

Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj është shprehur se edhe pse vetëm në garë do marrë rezultat zhgënjyes.

Frrokaj i ftoi gjithë qytetarët lezhjanë në plazh të dielën.

Fran Frrokaj: "Ju garantoj se nuk do i funksionojë Edi Ramës kjo lloj zgjidhje. Lezha për fat është një vend i mrekullueshëm me resurse të jashtëzakonshme. Koha po mban mirë kështu që ju ftoj të gjithëve në plazh dhe të kaloni një ditë të këndshme e ti japin një 'JO' të madhe kësaj lloj diktature. Nuk çuditem aspak nëse rezultati do jetë surprizues për të majtët dhe të djathtët. Pra rezultati do jetë sa më i thellë negativisht për PS."

Kryebashkiaku tha në Shqipëri po cënohet liria e fjalës dhe votës.

Fran Frrokaj: "Demokracinë nga një sistem diktatorial e ndalon liria e fjalës, liria e votës dhe liria e punës. Në Shqipëri dy të parat janë cënuar egërsisht dhe e treta pothuajse është e rrënuar. Fjala po i mohohet gjithkujt, vota e drejta e zgjedhjes po na mohohet të gjithëve dhe prona ka problemet që ka. Unë i bëj thirrje të gjithëve që me datën 30 qershor të zbatojmë me përpikmëri dekretin e presidentit që thotë se më 30 qershor nuk ka votime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat